Nga Tirana për në:
Për në Tiranë nga:


Në këtë faqe do të gjeni informacione të dobishme mbi bagazhet dhe rregullat ne fuqi mbi trajtimin e bagazheve.

Njësia standart e bagazhit që ju lejohet të merrni me vete është numri, madhësia dhe pesha maksimale e çantave që çdo udhëtar lejohet të ketë me vete pa pagesë shtesë. Ne kemi llogaritur këtë sasi bagazhi duke studiuar kapacitetin mbajtës të çdo avioni. Këtu përfshihet madhësia e ndarjeve të bagazhit të sejcilit avion, dimensionet e dyerve, sasia e karburantit, numri i pasagjerëve si dhe rregullat dhe ligjet mbi aviacionin civil. Ky vlerësim rezultoi në vendosjen e një sasie standart të bagazhit të lejuar e cila aplikohet në çdo fluturim.
Së shpejti do të keni mundësi të prenotoni biletat tuaja nëpërmjet kësaj faqeje.
 
 
Mbi Albanian Airlines
Destinacione
Aeroporte
Të Dobishme
Shkarko Oraret
Newsletter
Pyetje-Përgjigje
Na Kontaktoni

 

Sasia e Lejuar e Bagazhit

Ju lutemi të kontrolloni sasinë e lejuar të bagazhit kur prenotoni dhe merrni biletën. Vini re se sasia e lejuar e bagzhit është e shënuar edhe në biletë.

  Bagazhi shtesë, mbipeshë dhe përtej madhësisë së lejuar
  Ne e kuptojme se disa herë është e nevojshme të udhetojmë me sende që kalojnë kufirin e lejuar të peshës dhe madhësise. Në raste të tilla sipas rregulloreve udhëtari duhet bëjë një pages ë shtesë për sasinë mbi peshën e lejuar.
Kur udhëtimi juaj kryhet me disa kompani të ndryshme ajrore, bagazhi që kalon nga një kompani tek tjetra i nënshtrohet rregullave që çdo kompani ka për bagazhin mbi peshë, të cilat i shtohen shumës që duhet të paguani Albanian Airlines pë bagazhin mbi peshë.
Të gjitha pagesat shtesë llogariten në bazë të një udhëtimi vetëm vajtje dhe pagesa kryhet në aeroport.
 
Kufizimet nga dimensionet e avionit

  Disa lloj avionësh nuk mund të pranojnë sende me madhësi më të mëdha se ato të lejuara për arsye të madhësisë së dyerve. Ju lutemi kontaktoni Albanian Airlines në qoftë se ju do udhëtoni me një send me madhësi të tillë në mënyrë që të siguroheni që avioni e pranon këtë lloj objekti. Në qoftë se ne do ndërrojmë llojin e avionit ditën e nisjes, ju lutemi të informoni një agjent të aeroportit që po udhëtoni me një objekt të madhesisë mbi normë.


Tell a friend:

Adresa: Rr."Deshmoret e 4 Shkurtit" , Kati i 3, Nr.2, Tiranë
Tel: +355 4 235162; 269021 Fax:+355 4 235138
e-mail: ticketing@albanianair.com