Nga Tirana për në:
Për në Tiranë nga:


Në këtë faqe do të gjeni informacione të dobishme mbi udhëtimin e fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit si dhe shërbimet tona gjatë fluturimit.

Këtu do të gjeni përgjigje për disa nga pyetjet tuaja mbi udhëtimin e fëmijëve të pashoqëruar me Albanian Airlines.

Udhëzimet mbi fëmijët që udhëtojnë vetëm ndryshojnë në varësi të moshës së fëmijës dhe kompanisë ajrore me të cilë ata do të udhëtojnë.

Së shpejti do të keni mundësi të prenotoni biletat tuaja nëpërmjet kësaj faqeje.
 
Mbi Albanian Airlines
Destinacione
Aeroporte
Të Dobishme
Shkarko Oraret
Newsletter
Pyetje-Përgjigje
Na Kontaktoni

Fëmijët e Pashoqëruar nga Prindërit
 

Një prind ose i rritur duhet të ndjkë udhëzimet e mëposhtëme kur një fëmijë duhet të udhëtojë vetëm i pashoqëruar:

- Plotësoni formularin mbi udhëtimin e fëmijëve të pashoqëruar. Kjo përfshin dhënien e emrit, adresës dhe numrit të telefonit të të prindit ose të rriturit që do të presë fëmijën në aeroportin e dsetinacionit. Fëmijë nuk mund të udhëtojë pa plotësuar këtë formular.

- Merrni një "boarding pass" nga aeroporti për të kaluar kontrollet e sigurisë.

- Qëndroni me fëmijën derisa të jetë brenda në avion dhe avioni të jetë nisur.

- Në qoftë se udhëtimi vonohet dhe mund të humbni lidhjet e fluturimit në aeroportin e destinacionit, ju lutemi të organizoni mënyra alternative udhëtimi për fëmijën tuaj.

- Mbe kryerjen e check-in, fëmija dhe prindi duhet të jenë në gate-in e fluturimit 30 minuta përpara nisjes.

 
Pritja e Fëmijëve në Aeroport
  I rrituri ose prindi që pret fëmijën në aeroport duhet të jetë në gate-in e mbërritjes 20 minuta përpara mbërritjes së avionit. Lejoni vetes kohë për të marrë "boading pass" në aeroport për të kaluar kontrollet e sigurisë në kohë.
 


Shërbimet gjatë Fluturimit

  Te Albanian Airlines, çdo pasagjer është i rëndësishëm dhe trajtohet me respekt dhe nivelin më të lartë të profesionalizmit.
Ne ofrojmë ushqim dhe pije të shëndetshme në të gjitha fluturimet tona, sipas standarteve ndërkombëtare.

Pilotët tanë janë të trainuar rregullisht dhe kanë eksperiencë të gjatë në fluturime.

Dërgojani një miku:


Adresa: Rr."Deshmoret e 4 Shkurtit" , Kati i 3, Nr.2, Tiranë
Tel: +355 4 235162; 269021 Fax:+355 4 235138
e-mail: ticketing@albanianair.com