Nga Tirana për në:
Për në Tiranë nga:


Në këtë faqe do të gjeni informacione të vlefshme mbi biletat dhe ndryshimet që Albanian Airlines po kryen në lëshimin e biletave, nga bileta letër në bileta elektronike.

IATA dhe industria e aviacionit kanë marrë një vendim strategjik për të mos pasur më bileta letër në fund të vitit 2007. Industria e aviacionit është e ndërgjegjshme për avantazhed mbi ambjentin dhe koston që biletat eletronike ofrojnë.

Këtu tek Albanian Airlines ne po punojmë për të mos patur më bileta letër por vetëm bileta elektronike deri në fund të vitit 2007.

Së shpejti do të keni mundësi të prenotoni biletat tuaja nëpërmjet kësaj faqeje.
 
Mbi Albanian Airlines
Destinacione
Aeroporte
Të Dobishme
Shkarko Oraret
Newsletter
Pyetje-Përgjigje
Na Kontaktoni

Çfarë është një biletë eletronike (E-Ticket)?
  Çfarë është një E-TICKET

Një biletë eletronike është një version eletronik i biletave konvencionale letre.

Çfarë avantazhesh ju ofron një biletë eletronike?

Është e shpejtë. Ju nuk do të keni më nevojë të merrni biletë tuaj tradicionale në aeroport, agjensinë e udhëtimit ose pranë zyrave tona. Duke prenotuar një biletë elektronike ju do të jeni gati për të udhëtuar menjeherë.
Është e sigurt. Në momentin që prenotoni një e-ticket, Albanian Airliness mban përgjegjësinë për biletën dhe ruajtjen e saj ne bazën e të dhënave elektronike. Një biletë elektronike nuk mund të humbë ose të vidhet.
Është e thjeshtë. Një biletë elektronike mund të prenotohet në të njëjtën mënyrë si një biletë tradicionale letre.

Në vend që të merrni një biletë letër ju do të merrni një konfirmim bilete elektronike e cila përmban të dhënat e udhëtimit tuaj dhe një numur rezervimi bilete elektronike. Ju mund ta merrni këtë konfirmim bilete elektronike në zyrat tona ose agjensinë e udhëtimit, me e-mail, fax ose në aeroport.

Procedurat e check-in do të jenë të thjeshta dhe të shpejta. Me një biletë elektronike ju do të kaloni direkt në check-in, paraqisini konfirmimin e biletës elektronike dhe një dokument identifikimi të vlefshëm.

 
BILETAT TRADICIONALE LETRE


Natyrisht deri në momentin që ne do të implementojmë biletat elektronike ju do të vazhdoni të merrni biletat tradicionale leter.
Kur merrni biletën tuaj, ju lutemi ta kontrolloni mirë dhe të vërtetoni që informacioni i fluturimit është i saktë. Konsultohuni me përfaqësuesin tonë ose agjensinë e udhëtimit mbi datat dhe oraret e udhëtimit, sasinë e bagazhit të lejuar, rregulla te vecanta dhe informacione të tjera.

Dërgojani një miku:


Adresa: Rr."Deshmoret e 4 Shkurtit" , Kati i 3, Nr.2, Tiranë
Tel: +355 4 235162; 269021 Fax:+355 4 235138
e-mail: ticketing@albanianair.com