Në këtë
faqe do të gjeni informacione të dobishme mbi dokumentat
e udhëtimit.
Kontrolloni dokumentat tuaj të udhëtimit me kujdes përpara
nisjes. Ju jeni përgjegjës për të marrë
të gjitha dokumentat e udhëtimit dhe vizat që kërkohen,
si dhe për t'iu përmbajtur të gjitha ligjeve dhe
rregulloreve në fuqi në vendet drejt të cilave udhëtoni
ose tranzitoni.
Së shpejti do të keni mundësi
të prenotoni biletat tuaja nëpërmjet kësaj
faqeje.
Ju mund të shmangni
vonesa të panevojshme në check-in në qoftë se
planifikoni që më parë. Konfirmoni dokumentat e udhëtimit
që do ju duhen, merrni informacione për kërkesat
dhe rregullat ndërkombëtare të udhëtimit për
vendin ku po udhëtoni, dhe kontrolloni datën e skadimit
të pasaportës.
Sigurohuni që pasaporta juaj është e vlefshme për
të paktën gjashtë muaj nga data e kthimit të
udhëtimit. Disa vende kërkojnë që pasaprta të
jetë e vlefshme për gjashtë muaj ose mund t'ju refuzojne
hyrjen.
Sigurohuni që keni vizat që ju duhen për të
udhëtuar.
Bëni fotokopje të pasaportës, vizave dhe dokumenteve
të tjera të udhëtimit. Mbani këto kopje në
bagazh dhe mbani një kopje edhe në shtëpi ose në
punë.
Mbani një kopje të historikut tuaj mjeksor, gurpit të
gjakut etj. Gjithashtu shënoni nëse keni alergji nga mjekime
të ndryshme.
Këto këshilla kanë për qëllim t'ju ndihmojnë
në eksepriencat tuaja të udhëtimeve dhe të sigurojnë
që ju mund të kontaktoheni në rast nevoje.
Asistencë Speciale
dhe Ushqimi.
Në qoftë se keni kërkesa të veçanta për
shkak të pamundësive fizike, Albanian Airlines do ju ndihmojë
dhe asistojë për të plotësuar këto kërkesa.
Kërkesa mjeksore personale mund të bëhen të paktën
24 orë përpara nisjes. Gjitashtu na njoftoni nëse keni
kërkesa te veçanta per sa i përket ushqimit.
Adresa: Rr."Deshmoret
e 4 Shkurtit" , Kati i 3, Nr.2, Tiranë